Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, ka thënë IKSHPK në njoftimin për media.
Artikuj të ngjashëm
-
IKSHPK-ja konfirmon: Nuk ka koronavirus në Kosovë
-
U dyshua për dy të prekur me koronavirus në Kosovë, IKSHP thotë se rezultati ishte negativ
-
Edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 94
-
Edhe dy të prekur me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 24
-
Testohen edhe 7 pacientë në Kosovë për koronavirus, të gjithë dalin negativë