Zyra e Prokurorit Disiplinor e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë padi më 8 shkurt të këtij viti ndaj Komisionit për Ankesa, organ ky po ashtu në kuadër të Odës.
Padia është ushtruar megjithëqë Komisioni është shkallë e dytë dhe vendimet e tij konsiderohen të prera, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo zyrë pretendon se Komisioni ka bërë shkelje kur e ka nxjerrë një vendim më datën 16 nëntor të vitit 2016 rreth ankesës së personit Z. H. të ushtruar ndaj avokatit Xh. M. (të dy emra të njohur për redaksinë).
Komisioni i Ankesave e ka obliguar avokatin që t`ia kthejë 1 mijë euro ankuesit, pasi që ka konsideruar se mjetet i janë marrë jashtëligjshëm krahas 10-përqindëshit, për të cilin janë marrë vesh me kontratë paraprakisht. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Oda e Avokatëve thotë se ATK-ja po tenton të ndërhyjë në pavarësinë e tyre
-
Oda e Avokatëve gjobitet me tre mijë euro pasi refuzoi qasjen në dokumente publike
-
Oda e Mjekëve s’e pezullon pagesën prej 30 eurosh për pacientë që duan të ankohen
-
Avokati i Popullit rekomandon të pezullohet tarifa prej 30 euro për ankesa të pacientëve
-
Oda e Mjekëve ua kërkon 30 euro pacientëve që ankohen në shërbime shëndetësore