Beograd, 16 mars – Kanë kaluar dy muaj nga vrasja në pjesën veriore të Mitrovicës të liderit të Iniciativës Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanboviqit, por ende nuk dihet se kush ishin vrasësit e as porositësit e saj, shkruan “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Avokati Nebojsha Vllajiq thotë se familja Ivanoviq nuk ka asnjë informatë rreth asaj se deri ku kanë arritur hetimet.
“Asgjë e re nuk ka ndodhur, përveç kalimit të lëndës në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Vllajiq.
Sipas kësaj gazete, ai ka shprehur pakënaqësinë me punën e Policisë së Mitrovicës, siç e quan Policinë e Kosovës, dhe shpresën se Prokuroria Speciale do të tregojë se “nuk është njësoj e paaftë ose e painteresuar siç ishin policia e prokuroria në Mitrovicë”, transmeton Koha.net.
“Blic” rikujton edhe fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit ka shumë gjëra të çuditshme në hetimin e vrasjes, porse me kalimin e kohës gjithnjë e më pak beson se gjurmët çojnë në anën serbe. Vuçiq ka thënë se në Serbi po punojnë në këtë rast 100 veta.
Kjo gazetë po ashtu përmend edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se motivet e vrasjes janë kriminale, se dorasit do të zbulohen “pavarësisht se e vërteta për dikë do të jetë e dhembshme”.
Edhe
“Dështim i Kosovës në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit”
“Blic” rikujton deklaratën e Thaçit se Prishtina do të bashkëpunojë me Beogradin për ndriçimin e kësaj vrasjeje, transmeton Koha.net.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar në mëngjes, derisa ai po hynte në zyrat e partisë që e drejtonte, Iniciativa Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”.
-
Shtatëvjetori i vrasjes së Ivanoviqit, Serbia vazhdon t’i strehojë kriminelët
-
Djali i Ivanoviqit në shtatëvjetorin e vrasjes së babait: Jam i zhgënjyer, por kam shpresë
-
Rikthehen akuzat ndaj Beogradit zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit