Pandemia COVID-19 ka shtuar problemet në sektorin privat, ndërsa këtu kontribuon edhe mungesa e ekzekutimit të Pakos Emergjente në një fazë ku njohësit e ekonomisë thonë se duhet të kishim një pako të dytë.
Për të shprehur shqetësimet e bizneseve, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës sot do të mbajnë konferencë për media.
Oda e Afarizmit në njoftimin për media thotë se në konferencën e saj që nisë prej orës 10:00 do të diskutohet për problemet e sektorit privat si pasojë e pandemisë.
Ndërsa, Oda Ekonomike thotë se në konferencën e saj që nisë në ora 14:30 do të jetë e përqendruar në temën “Gjendja e biznesit dhe dalja nga kriza”./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Oda Ekonomike kërkon urgjent një pako ndihmëse për prodhuesit: Jemi me vite prapa
-
Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin
-
OEK kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit
-
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
-
OEAK: Në vend të pagesave të njëhershme, fokusi të zhvendoset drejt investimeve