Malishevë, 22 maj - Në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dy këshilltarë nga radhët e PDK-së, Kastriot Berisha dhe Florentina Zulfaj, publikisht kanë deklaruar se tërhiqen nga grupi i PDK-së dhe se tash e tutje to të veprojnë të pavarur në këtë Kuvend.
“Unë, Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së, dhe Florentina Zulfaj, si femra më votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklarojmë se tërhiqemi nga të qenët pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdojmë të veprojmë të pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Pas këtij deklarimi Zulfaj e Berisha i kanë ndërruar edhe ulëset në sallën e kuvendit, dhe u ulen prapa ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së.
PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.
-
Kreu komunal dhe Nisma kontestojnë propozimbuxhetin për 2019 në Malishevë
-
PDK-ja humb shumicën në bastion, Kuvendi Komunal i Drenasit shkarkon kryesuesin
-
Vështirësohet vendimmarrja në Kuvendin Komunal të Shtimes, kërkohet konsensus mes pushtetit e opozitës
-
Zyrtari i PDK-së në Prizren jep dorëheqje: Nuk u pajtova me qëndrimet e partisë
-
Zgjedhja e kryesuesit "hallakat" skenën politike të Malishevës