Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy ish-kryeparlamentarët e Shqipërisë kritikojnë skenën aktuale politike

Dy ish-kryeparlamentarët e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e Namik Dokle, kanë pasur akuza të rënda ndaj skenës së sotme politike.

Në 100-vjetorin e parlamentarizmit ata nuk kanë fshehur trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Sigurisht që është për t’u fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë kloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësirë politike aktuale të zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri”, ka thënë Topalli në një deklaratë për “tch”.

Image

“Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, ka deklaruar në anën tjetër Dokle.

Topalli më tej ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka udhëhequr Kuvendin në kohën kur shqiptarëve u hoqën vizat e kur Shqipëria u fut në NATO. Dokle ndërkaq është shprehur i lumtur që ka udhëhequr Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 92-96.

Në këtë përvjetor jubilar Parlamenti shqiptar nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh për shkak të krizës politikës.