Banorët e fshatit Morinë të komunës së Skenderajt ankohen se askush nuk po bën asgjë për t’ua zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm.
Sipas tyre, janë ankuar disa herë, por asgjë nuk është ndërmarrë, dhe ndonëse kanë hapur puse në oborret e tyre, uji nuk është i pijshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, të njëjtin problem e ka edhe fshati Kryshec.
Hajriz Koci, zëdhënës i komunës së Skenderajt, thotë se ka përfunduar projektimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatin Kryshec.
Koci thotë se shumë shpejt të njëjtin fat do ta ketë edhe Morina pasi rrjeti është dhe vetëm pritet të vihet në funksion.