Banorët e fshatrave Balloc dhe Herticë të Podujevës nuk do lejojnë punimet e një gurthyesi në afërsi të shtëpive të tyre, raporton KTV.
Ata thonë se në atë zonë, ka shumë burime uji dhe rrezikohen të mbesin pa të.
Për moslejim të punimeve ata i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit me peticion. Por, Ministria e Mjedisit i ka dhënë leje për operim kompanisë së kontraktuar “Titanium”. Ata dyshojnë se kompania “Titanium” mori jashtëligjshëm leje për operim. Në Ministrinë e Mjedisit, thonë se kjo kompani ka marrë leje me pëlqim të inspektorëve dhe në bazë të dokumenteve të ofruara.
Edhe kompania kontraktuese “Titanium”, deklaron se i ka të gjitha lejet për nisjen e punimeve në këtë zonë në hapësirë rreth 5 hektarësh.
Xhemajl Arifi nga kjo kompani nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por ka prezantuar dokumentet që i ka marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Podujevës.
Sipas tyre, kjo zonë ishte përplot me mbeturina.
-
Banorët kërcënojnë me incidente nëse nuk ndalet gurthyesi në Ballofc të Podujevës
-
Banorët e katër fshatrave protestojnë kundër gurthyesit në Ballofc
-
Banorët e Sibocit në Obiliq kundërshtojnë ndërtimin e një gurthyesi
-
Shtëpitë në Gadime janë çarë nga katër gurthyes që funksionojnë aty
-
Mbi 13 mijë hektarë tokë e degraduar nga puna e gurthyesve