Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me këshillin e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në fshatin Bibaj, kanë nisur rrënimin e objektit të vjetër të kësaj shkolle me arsyetim se po paraqet rrezik për nxënësit.
Mirëpo, rrënimin e këtij objekti po e kundërshtojnë vetë banorët e këtij fshati me arsyetim se ky objekt është rinovuar dy herë nga paslufta dhe mund të shndërrohet në çerdhe, ambulantë apo bibliotekë, shkruan sot Koha Ditore.
Për mosrrënimin e këtij objekti banorët e fshatit Bibaj dhe të Fshatit të Vjetër kanë dërguar edhe një peticion në komunë me rreth 600 nënshkrime, mirëpo deri tashti nuk është shqyrtuar.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm