Në Maqedoni të Veriut, vetëm 1\3 e transportit të përgjithshëm vepron legalisht. Kështu të paktën pretendon dekani i Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski, përcjell Alsat-M.
Dujovski në një intervistë për TV Telma tha se tragjedia që ndodhi të martën në Bullgari me aksidentimin e autobusit nga Maqedonia, është për shkak se institucionet nuk po e kryejnë punën e tyre. Në këtë aksident vdiqën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia Veriut.
“Nuk duhet të habitemi se si autobusi ka kaluar kufijtë për shkak se atje nuk kërkohen leje ndërkombëtare. Kjo ngjarje e rëndë tregoi se situata në këtë sferë është shumë më e keqe”, theksoi Dujovski.
Sipas tij, “transporti publik legal në Maqedoni përbën vetëm një të tretën”.
“Transporti jolegal i udhëtarëve është aq i madh, sa që kompanitë e regjistruara as që vërehen, apo thuajse nuk ekzistojnë”, tha ai.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në ditën kur ndodhi aksidenti tha se ka nisur procedurën për t’ia marrë licencën kompanisë, autobusi i të cilës u aksidentua. Po ashtu u raportua se kompania nuk kishte kaluar të gjitha kriteret për të regjistruar autobusin për linja ndërkombëtare.
-
Gjykata bullgare merr vendim mbi aksidentin ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut
-
Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin në Bullgari
-
Shpejtësia e autobusit, shkaktare e mundshme për aksidentin në Bullgari
-
Autobusi i tragjedisë ka kaluar 113 herë kufirin me licencë të rreme
-
Gjendet trupi i 45-të nga viktimat e aksidentit në Bullgari, është një fëmijë