Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Duda Bale kërcënohet nga tri telefonata anonime

Foto: Koha

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Bale ka bërë të ditur se është kërcënuar sot pasdite nga tri telefonata anonime.

Bale ka thënë se dy prej telefonatave ishin në gjuhën serbe ndërkaq njëra në gjuhën shqipe.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar " kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës"! Unë e kuptoj që dikujt ja kam prish planet dhe ai " dikushi" nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të diskreditimit tim politik, me argumente do t’i zhveshi " lakuriq" para organeve të drejtësish të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!Duda”, ka shkruar Bale në llogarinë e saj në facebook.

Duda Bale ka qenë ndër më të përfolurat nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit pasi ajo pati akuzuar koalicionin e partive boshnjake ‘Vakat’ se ka bërë marrëveshje të fshehur me Listën Serbe, duke marrë vota në komunat me shumicë serbe ku nuk jeton asnjë boshnjak.

Bale, pati thënë se ‘Vakat’ përmes marrëveshjes së fshehur me Listën Serbe ka marrë afër 1,000 vota në mjediset serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Edhe Shprehet drojë për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë Arbëri 1 muaj më parë Shprehet drojë për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë

Përfaqësuesit nga radhët e komunitetit boshnjak patën akuzuar edhe Adriana Hoxhiqin, se bashkë me subjektin "Vakat", po përpiqen të hyjnë në Kuvend, me ndihëm e votave të komunitetit serb dhe se do “të punojnë për interesin e Listës Serbe”, partisë kryesore të komunitetit serb në Kosovë.