Duartrokitje e brohoritje të shumta janë dëgjuar sonte në lagjen Dardania të Prishtinës.
Në videon e dërguar në Koha.net, gjersa rrugët shihen të jenë bosh, duartrokitjet dëgjohen nga banesat dhe shtëpitë në këtë lagje.
Në shumë qytete të Kosovës, sonte janë duartrokitur mjekët në vend, të cilët janë duke qëndruar në vendet e tyre të punës, për të qenë në gjendje gatishmërie për qytetarët të cilët shfaqin simptomat me koronavirus, apo edhe për ata të cilët janë të prekur.
Sot ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus.