Partia Demokratike Serbe ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në magjistralen Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës, sepse, sikundër vlerëson kjo parti, nuk është në interes të kombit serb.
“Magjistralja, që do të ndërtohet nga kompani të huaja me urdhër të Gjermanisë në interes të Shqipërisë me para të serbëve, në të vërtetë është magjistrale e Shqipërisë së Madhe, thuhet në deklaratën e lëshuar nga DSS”, njofton Blic, transmeton televizioni publik.
“Me anë të kësaj magjistraleje Shqipërisë i mundësohet të lidhet me korridorin 10 dhe lidhje më të mirë me Evropën, si lidhje e mirë komunikacioni përmes territorit serb që proklamuesit e Shqipërisë së Madhe e konsiderojnë si pjesë të territorit të saj”, njofton Blic.
“Deklaratat e Edi Ramës dhe të Jonuz Musliut, si dhe krimineli i luftës, Ramush Haradinaj, tregon se politikanët shqiptarë janë duke bërë ofensivë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe Serbia nuk guxon të jetë pjesëmarrëse në asnjë mënyrë”, thuhet në deklaratën e DSS-së.
-
Jovanoviq: Autostrada Nish - Durrës, në dobi të Shqipërisë e në dëm të Serbisë
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget transiti përmes Serbisë
-
Protestojnë banorët e dy fshatrave të Vushtrrisë, kërkojnë ndërtimin e një rrethrrotullimi
-
MPJD-ja kërkon të mos udhëtohet drejt Kosovës përmes Serbisë