Organizata e studentëve Demokracia Studentore reagon ndaj deklarimeve të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës , Selim Pacollit, i cili tha se ideja ime për zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës për ta rikthyer atë në një qendër Islamike do të përkrahet edhe nga Shpend Ahmeti, transmeton Koha.net.
Mexhid Ramusa nga Organizata “Demokracia Studentore” shprehet se ne studentët e Republikës së Kosovës jemi të shqetësuar nga deklaratat dhe planet e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së Selim Pacolli në lidhje me planin e zhvendosjes së UP-së për ta shndërruar në një qendër Islamike
“Ne studentët ja rikujtojmë Pacollit që as Serbia në kohen e okupimit nuk ka mundur ta zhvendos universitetin e Prishtinës në objekt kishtar e cila me dhunë ka tentuar dhe e ka vendosur Kishën Ortodokse ne Kampusin Universitar dhe as një herë nuk ka mundur ta vë në funksion, por as ju nuk mundeni pasi UP-ja është tempull i dijes dhe jo tempull i objekteve fetare”, thuhet në reagim.
“Ne si student të republikës se Kosovës, kemi nevojë për zhvillimin e sektorit te Teknologjisë Informative Laboratorë liberalizim të vizave, depolizim të universiteteve, punësime e jo për qendra islamike”, përfundon reagimi.
-
Parlamenti Studentor pro ndërtimit të kampuseve, por kundër zhvendosjes së kampusit universitar
-
Pacolli insiston në qendër fetare islame në kampusin e UP-së, deklarohet edhe Ahmeti
-
Studentët kundër Asociacionit: UP-ja simbol i rezistencave
-
LDK: Kurti të parandalojë ngritjen e universitetit paralel në veri
-
Sindikata e UP-së kërkon të mos lejohet ndërhyrja e shoqërisë civile në çështjet e universitetit