Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Shkupi-Vardari

Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe është shfaqur në ndeshjen derbi të futbollit mes Shkupit dhe Vardarit, ashtu sikur ndodhi në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Sipas mediave maqedonase, transmeton Shqiptarja, për këtë ‘incident’ është fajësuar Zoran Zaev duke thënë se është ai që iu ka dhënë liri të madhe shqiptarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maqedonasit e kanë cilësuar si provokim të hapur këtë veprim, ndërsa kanë kërkuar arrestimin e autorëve.

Situata në Maqedoni nuk është aspak e qetë, pasi vendi ndodhet në krizë politike prej disa muajsh.