Xhavit Drenori, organizator i protestës së sotme në Drenas për ndotjen që po shkakton fabrika e Ferronikelit, ka thënë se qytetarët gjithnjë e më shumë po preken nga sëmundje të rënda.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se edhe këtë vit, bazuar në një hulumtim, është rritur shkalla e të prekurve me kancer dhe ai beson se kjo është pasojë e ambientit të ndotur.
Feronikeli vlerësohet ndotësi më i madh në Drenas, për çka sot edhe u protestua.
“Më 2015, kam mbledhur të dhëna se fakte nuk mund të mbledh. Të dhënat duhet të mblidhen nga institucionet përgjegjëse. Është IKSHPK-ja që më ka siguruar të dhëna se ka pasur rritje rapide të prekurve me kancer dhe të sëmundjeve tjera si pasojë e mjedisit të ndotur në Drenas. Edhe këtë vit është bërë një hulumtim dhe kjo shkallë është rritur. Problemi më i madh është se në nuk mund ta vërtetojmë se ky është shkaktari, por sot është lehtë të futesh në internet dhe të shohësh se shkaktari kryesor është mjedisi i ndotur”, ka thënë Drenori.
-
Banorët e Drenasit protestojnë para ministrisë, fajësojnë “Feronikelin” për ndotjen e mjedisit e ujit
-
Ujërat industriale të “Ferronikelit” në lumin Drenica, banorët të frikësuar nga pasojat
-
Qytetarët e Çikatovës ankohen se ndotja po i sëmurë, Lladrovci e quan të pavërtetë
-
Ministria e Mjedisit premton shqyrtimin e pretendimeve për ndotjen e shkaktuar nga “Ferronikeli”
-
Banorët akuzojnë “Feronikelin” për peshqit e ngordhur në lumin Drenica, institucionet pa informata