Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenoci i Rahovecit shënon 20 vjetorin e daljes publike i UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit, në organizim të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, u shënua 20-të vjetori i daljes publike i UÇK-së, për herë të parë në Zonën Operative të Pashtrikut.

U tha se dalja në arenën e luftës e UÇK-së në ZOP, në fshatin Drenoc, bëri të mundur shtrirjen gjeografike të UÇK-së në një zonë të rëndësishme të luftës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në fjalën Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit ka thënë se edhe në rajonin e Anadrinisë, ashtu si edhe në viset tjera të Kosovës, vitet ’90-ta qenë vite të dhunës e të qëndresës. Në kushte të rënda të okupimit atdhetarët tanë gjetën hapësira për të organizuar rezistencën aktive, duke formuar grupe ilegale që do të merrnin mbi supe barrën e rëndë të organizimit luftarak.