Edhe vitin e kaluar, drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Mustafë Nila, i ka mbetur besnik principit të vet, që të mos marrë pjesë në takimet e Kuvendit Komunal, njëjtë sikur edhe gjatë katër vjetëve të mëparshëm të mandatit të parë si drejtor i së njëjtës drejtori.
Megjithëse atë rrallë mund të ndodhë që pala nuk e gjen në zyrën e tij gjatë orarit të punës, mirëpo, në karriget e drejtorëve komunalë në sallën e Kuvendit Komunal, ai nuk ka preferuar të ulet që pesë vjet dhe është drejtori i vetëm në Komunën e Pejës që nuk ka marrë pjesë në takimet e Kuvendit.
“Nuk kam pasë nevojë me qenë i pranishëm në takimet e Kuvendit. Nuk kam pasë çka të flas në Kuvend, sepse askush nuk ka adresuar pyetje që unë të përgjigjem në Kuvend. Kështu që kur nuk kam se çka të përgjigjem e të flas, kam preferuar të rri në zyre”, tregon Nila njërën arsyen pse nuk merr pjesë në takimet e Kuvendit.
Zakonisht, siç shton ai, kur ka ndonjë pikë që ndërlidhet me kadastër, shkojnë përmes Drejtorisë për Shërbime Pronësore Juridike. E pasi këto pika ndërlidhen me të dy drejtoritë, drejtori për Shërbime Pronësore Juridike është i rregullt në takimet e Kuvendit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dështon për të tretën herë votimi për buxhetin e Prishtinës
-
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, mban mbledhjen e fundit në fshat
-
PDK-ja joaktive, INPO: Koalicioni në rrezik
-
Prishtina me seanca solemne, harron të rregulltat
-
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban dëgjim publik buxhetor, asnjë drejtor i PDK-së i pranishëm