Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka dekoruar me medalje presidenciale drejtorin e USAID-it James Hope.
Thaçi me këtë rast tha se se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e njeh USAID se të gjithë kanë marrë ndihmë në një formë apo në një tjetër.
“USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. USAID ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës. Në këto katër vite fal përkushtimit të tij Kosova ka arritur sukses në të gjitha fushat, prandaj në përkushtimin e tij për zhvillimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit e fusha të tjera po e dekoroj me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Drejtori i USAID ka thënë se ndihet I nderuar dhe i privilegjuar për medaljen. Ai njoftoi se pas dy ditësh e përfundon mandatin në Kosovë.
“Iu falënderoj për partneritetin që patët besim tek ne. Ka qenë një përparim i dukshëm. USAID do të mbështes Kosovën drejt rrugës drejt BE-së dhe jam optimist për një të ardhme më të mirë evropiane”, ka thënë Hope.
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit