Kabineti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pësuar disa herë ndryshime gjatë muajve të fundit.
Ndryshimet kanë përfshirë edhe Dren Kukajn, i cili la drejtorinë e Pronës dhe mori udhëheqjen e asaj të Mirëqenies Sociale.
Kukaj, që është pjesë e PSD-së, thotë se ndërrimi i drejtorisë po e bën më produktiv për shkak të natyrës së punës.
Pak javë pas marrjes së detyrës së re, është treguar goxha aktiv në terren.
Ai ka ndërmjetësuar në disa programe, ku familjet me asistencë sociale kanë përfituar vende pune dhe fëmijët kurse falas për gjuhë të huaja.
Kukaj thotë se synon që të ndërtojë 600 banesa nga të cilat do të përfitonin familjet me asistencë sociale që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Kukaj zotohet se asnjë vendim madhor nuk do ta marrë pa u konsultuar publikisht me shoqërinë civile dhe qytetarët.