Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është konsistent në qëndrimin e vet për Kosovën gjatë bisedave me ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.
"Kam qenë i pranishëm kur kryetari Vuçiq ka biseduar me delegacione të huaja dhe kam parë se me sa mund paraqitet ai dhe me ç’këmbëngulje i bind zyrtarët e huaj se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e tillë të vetëshpallur të Kosovës, madje as me çmimin e anëtarësimit në BE”, citon n1 të ketë thënë Drecun.
Parti opozitare në Serbi kanë filluar të shfaqin dyshimet se udhëheqja aktuale e Serbisë ka përpjekjet për ta bindur opinionin për njohje të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
“Azerbajxhani i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”
-
Kryetari serb s’e di ç’do BE-ja, por “pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë”
-
Drecun: Vuçiqi gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun
-
Serbia do konferencë ndërkombëtare për çështjen (e zgjidhur) të Kosovës
-
“Serbia nuk mund të bëjë për Kosovën atë që s’e ka bërë pesëshja e BE-së”