Draftligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës favorizon personat e zhvendosur dhe kategoritë fetare.
Përfaqësues të komunave të Kosovës kanë thënë se kjo gjë është e papranueshme për nivelin lokal, dhe se ajo devijon edhe qëllimin e ligjit.
Zyrtarë të Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), kanë thënë se këto dy nene të projektligjit nuk kanë kaluar nëpër grupin punues, porse janë futur pasi që ka shkuar për miratim në Qeveri.
Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se për këtë duhet të pyetet MAPL-ja. Ndërkaq, drejtues të Komisionit Parlamentar për Pushtetin Lokal kanë thënë se projektligji në fjalë do të analizohet mirë, para aprovimit dhe dërgimit për lexim të dytë në Kuvend (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave
-
Deputetët druajnë se këmbimi i pronave komunale nxit keqpërdorime
-
Blerja e pronave nga AKP-ja rrezikon falimentimin financiar të komunave
-
Bashkësive fetare u mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale pa procedurë të konkurrimit
-
“Gabimisht” shlyhet neni për negocimin e këmbimit të pronës komunale