Dalin në dritë fakte të reja rreth zhvillimeve në Kosovë në vitin 1981 dhe si është parë tensionimi i atëhershëm nga Britania e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Dokumente të shumta nga arkivat kombëtare britanike, përfshirë raporte mbi ngjarjet e atëhershme në Kosovë të hartuara nga Ambasada Britanike në Beograd, janë pjesë e librit “Kosova Republikë - dosje sekrete britanike 1981” të studiuesit Bejtullah Destani, i cili pritet të botohet së shpejti.
Sipas studiuesit, libri është i një rëndësie të veçantë për historinë e Kosovës pasi hedh dritë mbi fakte të shumta, të cilat tregojnë për situatën politike në ish-Jugosllavi dhe arsyen e revoltës së shqiptarëve të Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.