Rreth 300 kravata janë vendosur në rrethojën e Qeverisë së Kosovës nga një grup i qytetarëve dhe organizatorëve të “Beyond the Walls”, si dhuratë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë ka rritur 100 për qind pagën e tij, e që tani e merr 2950 euro.
E gjithë kjo u bë pasi Haradinaj kishte arsyetuar këtë rritje duke thënë se tash si kryeministër i vendit ka nevojë për blerje të kravatave e këmishëve, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKushtrim Mehmeti nga “Beyond the Walls”, tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të mbledhin kravata për kryeministrin Haradinaj, teksa shtoi se beson që kryeministri do të dalë dhe të shohë kravatat e dhuruara për të.
Ndryshe, në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si ‘kryeministër nuk mund të dalë gjithqysh’.