Arjeta Fejza ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive në ndërmarrjen publike të infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës - “Infrakos”.
Në një letër, të cilën e ka siguruar KOHA, drejtuar Bordit të drejtorëve dhe disa prej ministrave të Qeverisë, Fejza ka thënë se dorëhiqet për shkak të qasjes ndryshe nga Bordi i drejtorëve për sfidat që presin ndërmarrjen.
“E vlerësoj shumë mundësinë që më është dhenë dhe përvojën që kam fituar gjatë kësaj periudhe dhe falënderoj të gjithë për përkrahjen. Shqetësimet e mia janë ngritur gjatë dy takimeve që kam pasur me Bordin e Drejtorëve të INFRAKOS-it. Do ta vlerësoja shumë përshpejtimin e të gjithë procesit të nevojshëm të kalimit tek ushtruesi/ja i/e ri/re Detyrës së Kryeshefit/es Ekzekutiv/e, duke ofruar ndihmë gjatë kalimit të detyrës”, ka thënë ajo në letrën e dorëheqjes së parevokueshme.
Fejza po ashtu ka thënë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e mëhershme si zyrtare për planifikim dhe zhvillim në shërbimin e planifikim zhvillimit.
Ajo u emërua në këtë pozitë më 6 korrik.

-
Dorëhiqet nën presion denoncuesi i abuzimeve në “Infrakos”
-
Dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë, përmend presionet dhe mungesën e bashkëpunimit
-
Aksidentet e shpeshta në hekurudha, “Infrakosi” bën thirrje të respektohen masat e sigurisë
-
Rama e liron nga pozita në Komunë, Donjeta Dragusha punësohet në “Termokos”
-
Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos” në grevë, shkak pagat