Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Don Lush Gjergji: Nëna Terezë, figurë që e do gjithë bota

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, foli për atmosferën, ceremoninë nga Shugurimi i shenjtores dhe katedrales, “Shën Nënë Tereza”, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së shenjtores e nobelistes së paqes.

Don Lush Gjergji, tha se gjithçka është gati për këtë ditë të madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për çka kemi punuar që 10 vite, sepse shugurimi i Nënës Terezë dhe emërimi i katedrales së kryeqytetit me emrin e saj, është një ditë historike për ne, për Kishën shqiptare”, tha ai për televizionin publik.

Ai tha se Gonxhe Bojaxhiu është një figurë që e do gjithë bota dhe për ne është një shqiptare e madhe.

“Për shugurimin e katedrales, “Shën Nëna Terezë” ka një interesim të madh nga mbarë bota. Papa Francesku na ka nderuar, sepse për këtë ditë historike ka dërguar një figurë shumë të lartë nga Vatikani, figurë të posaçëm, siç është kardinali, Ernest Simoni”, tha Don Lush Gjergji.