Me rastin e 68 vjetorit të themelimit, sot është hapur Java e Arkivit të Kosovës. Për të parë nga afër punën që bëhet në këtë institucion, kishin ardhur student e nxënës.
Ramë Manaj, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, tha se gjatë kësaj jave të gjithë të interesuarit mund ta shohin nga afër punën që e bën Arkivi i Kosovës.
Ai tha se në këtë institucion janë gjithsej 8 mijë metra gjatësi lineare lëndë arkivore të cilat datojnë që nga Lufta e Parë Botërore.
Manaj tha se kjo sasi nuk është edhe aq e madhe por kushtet që punohet nuk ofrojnë mundësi për arkivim më të madh të dokumenteve.
Zije Shala nga Departamenti i Depos u shpreh se mungesa e klimatizimit në depo po i rrezikon dokumentet e ruajtura aty.
Për herë të parë sot po e vizitonte Arkivin e Kosovës, nxënësja Jona Abazi nga shkolla “Meto Bajraktari”, e cila tha se nga ajo çka sot kanë dëgjuar, kanë mësuar se shumë dokumente historike që ruhen në këtë institucion. KsP
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Arkitektura moderne e Kosovës – arkiv i gjallë që shkruan përditshmërinë
-
Kosova, 75 vjet me arkiv
-
Shala për ndërtimin e muzeut të luftës: S’kemi mbështetje nga institucionet
-
Biblioteka Kombëtare – 81 vjet trashëgimi drejt kapitujve bashkëkohorë, sonte në “Express”