Inaugurimi i autostradës së re, që lidh pikën doganore greke të Kapshticës, me autostradën e Kosturit, do të bllokojë për rreth 4 orë punën në doganë.
Policia e qarkut të Korçës bën me dije se më datën 14 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pala greke do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike. Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.
“Ndërprerja e punës do të bëhet me rastin e inaugurimit të autostradës së re, që lidh këtë pikëkalimin me autostradën e Kosturit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër Greqia mbyll edhe Kapshticën për shqiptarët
-
Mbyllen pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, shkak grevat e punëtorëve kufitarë grekë
-
MPJD: Greqia mbyll kufijtë
-
Greqia shtyn hapjen e Kapshticës deri më 14 dhjetor, asnjë hyrje-dalje apo lëvizje deri atëherë
-
Nga nesër Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës