Dogana e Kosovës ka paraparë që për këtë vit të investojë në pajisje të teknologjisë informative, pajisje analizuese për laboratorin doganor, sistem për konfiskimin me barkod, por edhe në automjete.
Në automjete për njësit e DZL-së, dogana ka paraparë të investojë gjatë këtij viti 300 mijë euro. Kurse, për furnizim me automjete të reja të blinduara, do të investojë 250 mijë euro.
Dogana do të investojë edhe në sistemin për menaxhimin e përmbajtjes (Enterprise Content Management), në vlerë prej 200 mijë euro, pastaj për rregullimin e pikë kalimeve kufitare në kuadër të MIK-ut, 200 mijë euro dhe për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative 50 mijë euro, transmeton kosovapress.
Krejt këto investime janë paraparë në ligjin për buxhet, i cili tanimë është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Dogana gjithashtu do të investojë në furnizimin e laboratorit doganor me pajisje analizuese, në vlerë prej 200 mijë eurove por edhe në sistemin për konfirmime me barkod me 50 mijë euro.
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Shtetasit rumun i konfiskohen mbi 122 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë