Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) po vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me standardet demokratike.
E vetmja gjë, që i hedh hije këtij procesi në bazë të rezultateve preliminare, sipas Eugen Cakolli nga DnV është numri i madh i votave të komunitetit boshnjak dhe egjiptian në zona që demografia është në shpërputhje me votat e fituara.
“Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor, por është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë dhe fitorja e disa tjerave hedh hije për këtë proces, pasi votat e fituara janë në shpërputhje me komunitetin demografik që është në ato zona”, tha ai.
Krahas kësaj, Cakolli tha se në këto zgjedhje ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e KQZ-së, ku përmendu deklaratat e ushtruese së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi kryesueses se këtij institucioni, Valdete Daka./KSP
-
DnV kërkon inicimin e procesit të reformës zgjedhore
-
DnV: Qytetarët të lodhur nga proceset e shpeshta zgjedhore
-
DnV-ja raporton për rënie të votimit me asistencë deri në mesditë e 12 raste të fotografimit të votës
-
DnV: Fushata u zhvillua e qetë, por me mungesë të debatit për politika konkrete
-
DnV-ja fton partitë të respektojnë standardet e garës dhe të fokusohen në debat përmbajtësor