Rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka njoftuar se ka anuluar misionin e vëzhgimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur për shkak të situatës me virusin Covid-19, me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve.
“Duke qenë se procesi i votimit në thelb është aktivitet publik dhe në të involvohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, DnV vlerëson që është e domosdoshme që të merren masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi”, thuhet në njoftim, raporton KOHA.
Ata tutje kanë kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, që ta rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Prandaj, DnV kërkon nga Presidenti i vendit, që bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në bashkëpunim me Qeverinë, partitë politike garuese dhe KQZ-në, të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
-
Shtyhen zgjedhjet në Podujevë
-
Qytetarët e Podujevës, në dilemë nëse do të marrin pjesë në votime
-
Kushtetuesja vendos për ankesën e LVV-së ndaj vendimit të presidentit për shtyrje të zgjedhjeve në Podujevë
-
Kandidatët dyshojnë se shkaku i pandemisë zgjedhjet në Podujevë mund të shtyhen sërish
-
Presidenti cakton 29 nëntorin ditë zgjedhjesh në Podujevë e Mitrovicë Veriore