69 ankesa ndaj subjekteve politike janë deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga koalicioni i OJQ-ve për monitorimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”.
Ky koalicion gjatë fushatës dhjetëditëshe ka vëzhguar 655 aktivitete të subjekteve politike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDnV-ja ka identifikuar 57 vetura zyrtare dhe 49 nëpunës civilë të përfshirë në fushatë. Natyra e ankesave, sipas Albert Krasniqit, në shumicën e rasteve ka të bëjë me vendosjen e posterëve në vende të palejuara, ndërsa një rast që ka të bëjë me presion përmes nënshkrimit, është duke u shqyrtuar nga Prokuroria.
DnV-ja ka vlerësuar pjesëmarrje më të ultë sesa herëve të kaluara, pasi vetëm në 49 tubime numri i pjesëmarrësve ka qenë mbi 1000, ndërsa në shumicën e tubimeve tjera nga 50 deri në 500 pjesëmarrës.
Ndërkaq, Ismet Kryeziu, tha se 2912 vëzhgues nga ky koalicion janë të gatshëm për ditën e zgjedhjeve. Subjekteve politike iu kërkua të mos ushtrojnë presion mbi qytetarët, ndërsa këtyre të fundit të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.