Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Dnevnik” i Shkupit: Shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika

Gazeta proqeveritare “Dnevnik” e Shkupit, e cila ka mbështetur fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar një shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika, përcjellë agjencia e lajmeve INA.

Sipas informacioneve të një hulumtimi në të cilin bazohet gazeta shqiptarët janë më të afërtë me popujt që jetojnë në Afrikë, gjegjësisht, halpogrupet E2 dhe E3 që janë të ngjashme me ADN-në e marokenëve dhe algjerianëve.

Sipas këtij studimi maqedonasit kanë afërsi me Serbët dhe Bullgarët. Madje theksohet se popujt sllavë nuk kanë ardhur nga Karpatet.