Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Djali i Shkurte Fejzës punësohet në Zyrën e Kryeministrit, konkurrenti i tij thotë se kjo u bë me ndikim

Djali i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, është punësuar në Zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Publikimi i vendimit për punësimin e tij, Zyrtar i lartë për planifikim të politikave në Zyrën e kryeministrit, është bërë më 18 mars.

Por, Fidan Ukaj që ka aplikuar për këtë pozitë, thotë se djali i Shkurte Fejzës, Arbëri, u pranua pasi zyrtarë të Qeverisë ia kishin premtuar atij vendin e punës, raporton KTV.

Ukaj thotë se iu bë e padrejtë, ngase ishte kandidati më i përgatitur.

Ai ka bërë ankesë në Zyrën e kryeministrit, sepse thotë se Arbër Behluli u punësua bazuar në ndikime politike.

“Kohavisioni” ka provuar të kontaktojë me Arbër Behlulin por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Edhe Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë Arbëri 4 muaj më parë Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë

Familja Behluli mohon se përdori ndonjë formë ndikimi për të punësuar djalin.

E, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë punësim.

Konkursi për pozitën - zyrtar i lartë për planifikim të politikave - ishte shpallur më 18 janar të këtij viti nga Zyra e kryeministrit të Kosovës.