Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita: Fatkeqësia është në kokat tona, as në qiell, as në tokë

20 vite më parë dy popuj që kishin bashkëjetuar në emër të idealit komunist të “bashkim-vëllazërimit”, u vranë e u prenë në një tragjedi që Europa nuk e kish njohur që pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore: konfliktin serbo-boshnjak.

Armët janë ulur, por këto dy popuj vijojnë të jetojnë të ndarë e plot maraz në shpirtra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak vite më parë, një fatkeqësi natyrore i përfshiu ato. Dhe siç ndodh në të tilla raste, një e keqe e madhe e bën të vogël atë që deri dje ishte e madhe. Tashmë nuk ka vend për urrejtje, por për solidaritet.

Këtë fat pati urrejtja patologjike e ndërsjellë turko-greke, e cila u tret e u shua për një çast kur dy popujt u gjendën përballë katastrofave që sollën tërmetet e njëpasnjëshme të gushtit të vitit 1999, duke çuar misione shpëtimi tek njëri-tjetri.

Është një precedent jo pak i njohur ky në histori. Sepse është dhe në natyrën e pastër njerëzore, që kur vjen një situatë e caktuar dhe e pazakontë armiku të bëhet mik.

Vetëm tek ne shqiptarët ka ndodhur dhe ndodh që rastet e fatkeqësive janë shfrytëzuar për përfitime të kapitalit politik. Deri edhe në periudhën më të vështirë, por më të bukur të vetëdijes kombëtare, siç ka qenë ajo e luftës së Kosovës, Sali Berisha “kollitej” në një pleqëri e vetmi politike duke akuzuar se po vidheshin ndihmat!

Edhe gjatë përmbytjeve në veri, palët politike në vend që të solidarizoheshin, spërkateshin me akuza prej uji të ndotur në pellgjet e fatkeqësisë.

Kështu ndodhi edhe me “drogën”, që edhe pse me të drejtë u konsiderua një fatkeqësi kombëtare, nuk na çoi drejt zgjidhjes së brendshme dhe solidaritetit por drejt një drogimi politik të kamzhikimit të njëri-tjetrit me degë kanabisi.

Penalizimi në ato që në mënyrë hipokrite konsiderohen si “aspirata të përbashkëta” për integrimin e vendit, nuk vonoi.

Njëjtë edhe me tërmetin, së fundmi.

Fatkeqësia jonë nuk është as në qiell e as në tokë, por në kokat tona. Ato janë të përmbytyra e të tërmetosura!