Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita Evropiane e Gjuhëve në Mitrovicë me sloganin “Gjuha e juaj, e drejtë e juaj”

Për të shënuar Ditën Evropiane të Gjuhëve, Misioni i OSBE-së në Mitrovicë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët, kanë organizuar një aktivitet të gjuhëve në qendër të Mitrovicës për të promovuar gjuhët evropiane, duke përfshirë pesë gjuhë që fliten në Kosovë: gjuhen shqipe,boshnjake, rome, serbe dhe turke.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari për komunitete nga Komuna e Mitrovicës, Eroll Zekerija si dhe Enes Kacapor, nga Zyra për komunitete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesi i OSBE-së, Skender Shatri, ka thënë se përmes këtij aktiviteti synohet të vetëdijesohen qytetarët për të drejtat gjuhësore duke përdorur moton ”Gjuha e juaj është e drejtë e juaj” si dhe të rrit ndërgjegjësimin publik e institucional në lidhje me të drejtat gjuhësore, për të mbështetur zbatimin efektiv të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë për të komunikuar dhe për të pranuar shërbime dhe dokumente publike nga institucionet qendrore dhe komunale në cilëndo nga gjuhët zyrtare.