21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tre bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit - Struga, Ohri dhe Pogradeci.
Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.
Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Pas stuhive në Istog e Suharekë, paralajmërohen edhe stuhi të tjera
-
Rrënohen 11 vila në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman
-
Liqenet të rrezikshme për not
-
“Sharri Wildlife” - Zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e ambientit