Pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së Pavarësisë, hartimi i Kushtetutës së vendit është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror.
Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj, ka shkruar në Facebook kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Një dekadë më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend i pavarur, me qytetarë të lirë me të drejta të barabarta për secilin, në frymën e pakufizuar demokratike, thënë ai, transmeton Koha.net
Dekada e parë e Kushtetutës së vendit, krahas qenësimit tonë si shtet juridik, ka përjetuar edhe sfidat e saj. Këto sfida, na tregojnë edhe vlerat tona demokratike si shoqëri kur ne kemi pranuar këto parime kushtetuese si parime udhëheqëse të Kosovës.
Sot, ky bazament ligjor shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë sonë.
Përvjetori i sivjetmë, i shtyllës kryesore ligjore të vendit, na gjen me plot detyra. Na gjen me punë, me suksese të numëruara, por edhe sfida për t'i tejkaluar e që na bëjnë më të fortë. Por, mbi të gjitha, ky jubile na gjen më të sigurt se kurrë, për rrugën tonë euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me ShBA-në.
Haradinaj n a fund ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë.