Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Dita e fëmijëve”.
Që nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve, më 20 nëntor 1989, kjo datë shënohet në shumë vende të botës e njohur si, “Dita universale e të drejtave të fëmijëve”.
Kjo ditë iu kushtohet fëmijëve me aktivitete të larmishme dhe festime me qëllim të rritjes së vëmendjes në drejtim të mirëqenies së tyre, por edhe sensibilizimin e të gjithëve për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Filatelia e Postës së Kosovës nëpërmjet një njoftimi thotë se me pamjet e këtyre dy pullave postare ia dedikon promovimit të të drejtave të fëmijëve, që ata t’i shohim përherë të lumtur me buzëqeshjen e ëmbël të tyre, sepse ata janë ardhmëria jonë dhe e vendit tonë.
-
Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
KOMF thotë se fëmijët po përdoren nga partitë politike në fushata, kërkon nga KQZ-ja të marrë masa
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit