Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, RejhanVuniqi, ka pritur në një takim homologun e saj nga Shqipëria, Etjen Xhafën.
Në takim është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit dhe përgatitjen e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive, e cila do të mbahet në Korçë, me datën 27 nëntor, 2017.
Pas datës 27 nëntor, të dy Qeveritë do të takohen në Vlorë për të hapur Vitin e Skënderbeut.
Pas këtij takimi, delegacioni shqiptar është planifikuar të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës si Koordinator për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm