Në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin, që po mbahet në Shkup, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka takuar komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel, me të cilën ka diskutuar për politikat që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të fuqizuar transformimin dixhital.
Ai, me këtë rast, ka kërkuar përkrahje për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë.
Sipas kumtesës dërguar mediave, një temë tepër me rëndësi që u diskutua gjatë këtij takime ishte përfshirja e Kosovës në marrëveshjen e roamingut me të gjitha vendet e Ballkanit, gjë që do të realizohet.
Në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, Lluka ishte pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë dixhitale (Digital Skills) ku është diskutuar për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit, ku prezantoi projektin që është para lansimit për shtrirjen e rrjetit brezgjerë përmes Bankës Botërore.
Gjithashtu, kreu i MZHE-së ka vizituar edhe ekspozitën/panairin e kompanive nga sektori i teknologjisë informative, në të cilën po marrin pjesë edhe kompani nga hapësira shqiptare.
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën