Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskriminohen operatorët ekonomikë në tenderin e shërbimeve hoteliere në Graçanicë

Graçanicë, 7 qershor - Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit kanë kërkuar nga komunarët e Graçanicës që t’i evitojnë shkeljet ligjore që i kanë shkaktuar në një tender ku kërkoheshin shërbime hoteliere.

Në opinionin e AKK-së thuhet se Komuna nuk ka vepruar në përputhje me Ligjin e prokurimit publik kur ka kërkuar që operatorët ekonomikë të mos jenë më shumë se 5 km larg objektit të Komunës për t’iu ofruar këto shërbime, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e saj thuhet se Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Graçanicës) për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurë të kuotimit të çmimeve, kontratë publike të llojit shërbime me vlerë të mesme prej 9,900 eurosh.

Agjencia pasi ka analizuar dosjen e tenderit ka vërejtur se te pjesa e specifikimeve teknike te rubrika vërejtje AK ka kërkuar që operatori ekonomik të jetë jo më larg se 5 km nga objekti i Komunës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)