Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dimri s’ka ndërmend të vijë, mot edhe më i ngrohtë pritet në nëntor

Jo dimri, por as vjeshta duket se nuk ka ndërmend të vijë.

Muaji tetor u karakterizua nga temperaturat e larta dhe ditët me diell duke bërë që stina e vjeshtës të duket ende larg.

Në vendet bregdetare, vendas por edhe turistë vijojnë të bëjnë plazh duke shfrytëzuar temperaturat e larta.

Por çudia dhe kapriçot e motit nuk mbyllen me muajin tetor.

Nëntori pritet të jetë edhe më i ngrohtë, madje disa ditë të tij do të jenë me temperatura shumë më të larta nga sa karakterizohet moti përgjatë këtij muaji.

Edhe Muaji nëntor nis me mot të ngrohtë Arbëri Muaji nëntor nis me mot të ngrohtë

Mot edhe më i ngrohtë pritet në muajin nëntor. Sipas të dhënave të AccuWeather, të cilit i referohet AgroWeb, disa ditë përgjatë muajit nëntor do të jenë shumë më të ngrohta se zakonisht duke arritur në vlerat 32 gradë, njësoj si të jetë stina e verës.

Konkretisht, disa nga ditët e para të nëntorit do karakterizohen nga reshjet e shiut por temperaturat do të jenë të larta në vlerat 24 deri në 26 gradë.

Ndërkohë ditë të tjera do të përfshihen nga një mot edhe më i ngrohtë.

Përkatësisht, në datën 6 nëntor, temperaturat pritet të shkojnë deri në 32 gradë Celcius.

Edhe Parashikimi i motit për javën e ardhshme Arbëri Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Edhe dita në vijim, 7 nëntor do të jetë me temperature të larta të cilat do të shkojnë deri në 30 gradë celcius.

Ndërkohë, java e tretë dhe e katërt e nëntorit do të pësojë rënie tëmperaturash me deri në 10 gradë më pak./AgroWeb.org