Një stallë në Cerravik të Klinës është përfshirë nga flakët, të dielen në mëngjes.
Pronari i saj, Fatmir Dakaj ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë thirrur menjëherë për të reaguar, por se ekipi ka mbërritur pas dy orësh.
“I kemi thirrur ekipet, por ato kanë ardhur pas dy orëve, kështu që s’kanë pasur çka të ndërhyjnë”, i ka thënë ai KOHËS.
Ka shtuar se shkak janë kabllot të rrymës, të vendosura përmbi stallë.
Sa iu përket dëmeve, ai thotë se shkojnë në mbi 20.000 euro.
“Kanë qenë 5 lopë brenda, të cilat kemi arritur të shpëtojnë. Traktori dhe mjetet e bujqësisë janë djegur, ashtu si edhe 4.500 kilogramë grurë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
-
110 mijë euro dëme nga zjarret në Komunën e Mitrovicës, në Podujevë s’dihet vlera e dëmeve
-
Para e ari në vlerë 19 mijë euro vidhen në një shtëpi në Klinë
-
41 zjarre të reja gjatë natës
-
Digjet stalla me 42 dele në Stubëll të Poshtme të Vitisë