Është djegur sistemi i energjisë elektrike së bashku me sistemin e njehsorëve në njërën nga banesat e vjetra në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Lipjanit. Tymi mjaft i madh ka shkaktuar dëme edhe nëpër banesa të banorëve, megjithëse zjarrfikësit kanë intervenuar me kohë.
Haqif Rrustemi, shef i zjarrfikësve në Lipjan, ka deklaruar se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit të së enjtes, por nuk është shënuar ndonjë lëndim i banorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimisht kemi intervenuar me bombola kundër zjarrit e më pastaj pas ndërprerjes së energjisë elektrike kemi intervenuar edhe me ujë. Është djegur komplet sistemi i njehsorëve i energjisë elektrike në këtë objekt, andaj shkaktari kryesor është vetë energjia elektrike. Përveç dëmeve të konsiderueshme, derisa tymi ka hyrë edhe nëpër banesa private, nuk është shënuar ndonjë lëndim i banorëve. Në katin e fundit të kësaj ndërtese zjarrfikësit i kanë thyer dritaret e korridoreve për të kaluar tymi”, ka thënë Rrustemi. Sipas tij, dëmet duhet t’i evidentojë KEDS-i derisa shkaktari kryesor i zjarrit është vetë energjia elektrike. “Banorët tashti mund ta kërkojnë edhe ndihmën e komunës për ngjyrosjen e mureve dhe për përshpejtimin e procedurave për rregullimin e energjisë elektrike në këtë objekt”, ka thënë ai...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.