Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC në 12ºC, në zonat e ulëta nga 4ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 8°C në 19ºC.
Era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.
Artikuj të ngjashëm