Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Diaspora si kuletë”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

Shkrimi kryesor flet për remitencat qindra milionëshe të diasporës, lidhjen e saj me Kosovën, trajtimin e munguar institucional, “mirëseardhjen” e parë me pagesë në kufi dhe potencialin që nuk shfrytëzohet.

“DiasParja” është komenti për temën e së dielës.

Në intervistë, aktivistja për çështje të diasporës, Liza Gashi, tregon se pse po rritet mosbesimi i diasporës ndaj institucioneve shtetërore.

“Zymi i mërgimtarëve” është reportazhi për fshatin që 90 për qind të banorëve i ka në diasporë.

Në faqet e botës vijnë rrëfimet për popullin që e ringjalli detin dhe fshatin me dy banorë.

Edhe E diela me “Kohën Ditore” këtë javë i kushtohet diasporës dhe leksioneve që vijnë nga atje Arbëri E diela me “Kohën Ditore” këtë javë i kushtohet diasporës dhe leksioneve që vijnë nga atje

Në shtatë shkronjat e tij, Bardh Rugova, sjell “luftën për vlerat kryesore të njerëzimit”.

“Kur Shqipëria kërkoi të bëhej Republika e shtatë e Jugosllavisë” është fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Kosovarçe sjell rrëfimin për eko-shtëpitë e Radacit.

“Artisti që sfidon realitetet politike me vepre prej letre” dhe “Materialet e artistit meksikan që lënë gjurmë me mesazhe pozitive” janë shkrimet që zënë vend në faqet e kulturës.

Në vazhdën rrëfimeve për monumentet e Prizrenit, vjen ai për shtëpinë e dekorimeve të rralla.

Edhe Diaspora si kuletë Arbëri Diaspora si kuletë

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohen ai për brazilianin që po kërkon një tjetër titull me klubet shqiptare dhe boksierin shqiptar që po synon të bëjë atë që nuk e bënë të tjerët.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.