Dialogu teknik vazhdon të jetë në bllokadë për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të arritura para disa vitesh, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ka shkaktuar përplasje mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Shkas është bërë deklarata e koordinatorit të Qeverisë për dialog, Avni Arifi, i cili ka thënë se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa zbatimin e marrëveshjeve të tjera.
“Serbia vazhdon ta mbajë peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë aktorët relevantë, përfshirë Berlinin zyrtar. Ky sensibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t'i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne”, ka thënë Arifi.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
-
Kallas thotë se zgjedhjet në Kosovë po shkaktojnë vonesa në dialog
-
Qeveria njofton BE-në për bllokimin e fondeve të saj dedikuar Luginës së Preshevës
-
Kuvendi nuk miraton shmangien e afatit për dy projektligje