Dhjetë persona janë të hospitalizuar me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar në raportin e QKUK-së.
Gjashtë nga të hospitalizuarit janë në gjendje stabile, dy janë me oksigjenoterapi e dy në mjekim intensiv.
Në klinikë po ashtu janë edhe pesë pacientë që po trajtohen qe që janë negativ në testin për COVID-19.
Që nga 13 marsi, kur janë paraqitur rastet e para, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 978, ai i të shëruarve 713, derisa 29 kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon rritja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë, 26 në gjendje të rëndë
-
34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë
-
765 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 730 prej tyre në oksigjenoterapi
-
912 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë
-
47 të prekur me COVID-19 në Kosovë, në gjendje të rëndë