Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Nga to, me SARS-CoV-2, pozitivë janë diagnostikuar gjithsej dhjetë raste, kurse tre pacientë janë shëruar plotësisht.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, ka thënë IKSHPK.
Gjithsej të infektuar në Kosovë, tashmë janë 387 persona.
IKSHPK thotë se po sot “janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66)”.
Edhe
Afro 100,000 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë
Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.153 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 prill 2020, sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.985.135 raste të COVID-19 dhe 125.344 raste të vdekjes.
IKSHPK ka vetëm tri kërkesa për qytetarët:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Edhe
122 raste me COVID-19 në Kosovë, 81 të shëruar
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!